Nga Sfida në Sfidë - Behgjet Pacolli

Nga Sfida në Sfidë

Autor: Behgjet Pacolli

A keni parë rrathët bashkëqendrorë që krijon rënia e një guri në sipërfaqen e një liqeni? Kështu është jeta ime me rrathët e saj, jetën në Kosovë, shkollimin, ndërmarrësinë, humanizmin, politikën. Gjithë jeta ime e zhvilluar sipas këtyre rrathëve rrëfehet në këtë libër. Por guri i rëndë peshon në vendin e vet...

* Libri është falas dhe lexohet në formatin PDF.

Biografia e Behgjet Pacollit


Behgjet Isa Pacolli
Ish President i Republikës së Kosovës

Data, vendi i lindjes, familja:
30 gusht 1951, Marec, Prishtinë. I biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijët, i martuar me znj. Masha Pacolli. Prind i gjashtë fëmijëve, tri vajzave dhe tre djemve (Arbreshës, Selenës, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit).

Edukimi
fillestar: Edukimi fillor në Marec – Kosovë.

I mesëm: Edukimi i mesëm në Prishtinë.

I lartë: 1970-1973 Instituti i Tregëtisë së jashtme Hamburg, Gjermani

Specializimi: 1982-1983 Master në Marketing dhe Menaxhment – Instituti Mösinger Zurich.

Profili professional – eksperienca: 

1974-1975 Korrespondent për gjuhë të huaja dhe zëvendësdrejtor për zhvillim pranë Kombinatit të Tekstilit, Gjilan.

1976 Drejtor komercial për zhvillim rajonal i Kompanisë Peter Zimmer, Kufstein Austri.

1977-1980 Drejtor komercial në kompaninë Interplastica Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.

1980-1990 Drejtor Gjeneral Interplastica Project Engineering në Morbio Inf. Zvicër.

1990 Themelues, President dhe titullar i Mabetex Project Engineering, Lugano Zvicër.

1992-2009 President i CRS-Credito per lo sviluppo e ristrutturazione, Lugano Zvicër;

President i Mabco Construction, Lugano Zvicër

President i Swiss Diamond Hotel Management, Bermuda;

Titullar i Korporatës Interfin Finance Londër;

Titullar i Mabetex International (i shtrirë 18 vende të botës);

Titullar i kompanise së sigurimeve Siguria, Prishtinë;

Aksionar mazhoritar në Bankën Ekonomike, Prishtinë;

Titullar i Saranda Properties, Astana Kazakistan;

Titullar i Sine Tempore International;

Titullar i agjensionit Diamond Travel;

Titullar i Nuova Bernasconi – Lugano

Anëtar i bordit në disa kompani nëpër botë

Veprimtaritë tjera humanitare:

Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu;

Themelues i Fondacionit dhe jetimoreve “Bambini Di Sakha”

1993 – Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe përkujdesjen e fëmijëve të braktisur që lindin me probleme fizike në Sakha);

1999 – Në bashkëpunim me Fondacionin “Insieme per la pace” dhe zonjën Fanfani, intervenon masivisht në ofrimin e ndihmave në Kukës, Ivangrad, për të dëbuarit nga Kosova;

Mbështetje spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate medicinale;

Themelues i Fondacionit Ibrahim Kodra,Lugano;

2000-2004 – Mbështetje për ngritjen e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në pajisjet profesionale të saj;

2005 – Mbështetje për ngritjen e Qendrës memoriale në Penuhë të Podujeves;

2004 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i pengjeve në Afganistan (pas një qëndrimi trejavor me sukses arrin të lirojë tre pengjet, punëtorë të OKB-së, Shqipe Hebibit, Annete Flaninghan dhe Angjilito Najan;

2006 – Ndërmjetësimi dhe lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan, Gabrielle Torsello;

2006 Fondacioni Behgjet Pacolli, Prishtinë (bursa studimore, asistencë sociale për njerëzit në nevojë, ndërtimi i shtëpive për skamnorët dhe kontribute tjera në jetën sociale dhe kulturore);

2007 – Kontribut në ndërmjetësimin dhe lirimin e 23 pengjeve koreanë në Afganistan;

2007 Projektues, sponsor dhe financues i gjithë infrastrukturës së Universitetit Amerikan në Kosovë AUK;

2008-2011 Lobim permanent për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran;

2008 Financoi projektin e rindërtimit dhe restaurimit të xhamisë së Llapit në Prishtinë (objekt në kuadër të trashëgimisë kulturore të Kosovës)

2009 Financoi ndërtimin e zgjerimit të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës;

2012 Lirimi i Pilotit James Berisha i marrë peng në Eritrea. Angazhime intensive për lirimin e gazetarit Dawit Isaak nga Suedia i arrestuar nga autoritetet në Eritrea që nga viti 2001.

Sponsorizues i sportit dhe kulturës në Kosovë;

Kontribut tërësor në ndërtimin e strehimoreve dhe shtëpive për familjet skamnore; (në vazhdim e sipër)

Asistencë në dërgimin për shërim jashtë vendit të dhjetëra pacientëve në vit; (në vazhdim e sipër)

Asistencë sociale invalidëve dhe personave në nevojë (pagë mujore); (në vazhdim e sipër)

Veprimi dhe angazhimi politik

Promovues dhe Themelues

1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e Kosovës, Prishtinë;

2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;

2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Washington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);

2005 Themelues i organizatës New Kosova Alliance, Washington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);

2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend);

Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Washington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;

2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusit politik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.

2011 Themelues dhe President i Lëvizjes për Unionin ekonomik shqiptar.

2011 President i Republikës së Kosovës

2011-2014 Zëvendës Kryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.

2012 Themelues i Lëvizjes për Unionin Ekonomik Shqiptar, së bashku me ish Presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, Rektorë Universitetesh, personalitete të shquara nga gjithë hapësira shqipëtare.

Vlerësime: 
Dekoratat e TMK;

Vlerësime dhe tituj nderi nga Universiteti i Teknologjisë së Roçester (Rochester);

Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)

Dekoratat e larta të Shtetit të Perusë, Presidentit të Perusë;

Dekorata më e lartë shtetërore e Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë), qytetari i dytë i huaj pas amerikanit Armand Hammer që e merr këtë dekoratë;

Qytetar nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;

Konsull nderi global i Liberisë (2002-2007);

Ambasador i Paqes (Universal Peace Federation);

Kalorës i Paqes Globale i Mijëvjeçarit; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për paqen mes popujve) çmim i dhënë dhe Michail Gorbaciov, Perez De Cuellar, S.S. Giovanni Paolo II, Luciano Pavarotti, Helmut Kohl, Nënë Tereza e Kalkutës, Kofi Annan, Bill Gates, etj;

Mirënjohja nga Fondacioni Nelson Mandela;

Mirënjohja nga Fondacioni Clinton Global Initiative.

Qytetar nderi i qytetit të Lezhës – Shqipëri

Titulli Doctor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës

Nderohet me “Çelësin e Tiranës”

Qytetar nderi i Korçës-Shqipëri

Laureat i Gusi Peace Prize International – Manila

Qytetar nderi i Baton Rouge, Shteti I Luizianës, SHBA

Medalje nderi i Kryetarit te Community College ne Baton Rouge, Luiziana

Çelësi i qytetit të New Orleans, Shteti i Luizianës

Nderohet me çimin special të Lidership-it 2014 nga Universiteti Ndërkombëtar POLIS, Çmimi i dhënë vlerson kontributin në politikën zhvillimore, në paqësimin e politikës kosovare, për idetë në krijimin e Unionit ekonomik kombëtar dhe kontributin humanitar.

Gjuhët: 
Gjuhë amtare: Shqip
Gjuhë të huaja: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroate, etj.

Publikimet: 
Publikime të ndryshme nga sfera socio-ekonomike, politike dhe kulturore;

Themelues dhe botues i revistës “Albanica”.

2004 Themelues i gazetës ditore “Lajm”

2010 Autor i librit autobiografik “Nga sfida në sfidë, Jeta Behgjet Pacolli”

2014 Autor i përmbledhjes me studime, artikuj mbi hapësirën mbarëkombëtare zhvillimore në fushën ekonomike, financiare, etj “Bashkimi fillon nga ekonomia”

2014 Autor i librit dokumentar “Të lobosh për Kosovën“ libri është një përmbledhje dokumentash, artikujsh, përjetimesh, dhe komentesh mbi lobimin per njohjen e Kosovës.